Shqiperia

Protesta para bashkisë së Tiranës, Balliu: Veliaj është armik i qytetarisë,transparencës dhe drejtësisë

protesta para bashkise se tiranes balliu veliaj eshte armik i qytetarisetransparences dhe drejtesise
protesta para bashkise se tiranes balliu veliaj eshte armik i qytetarisetransparences dhe drejtesise

Shefi i Organizimit në Rithemelimin e PD, Klevis Balliu ka reaguar pas protestës së zhvilluar përpara bashkisë së Tiranës nga shoqëria civile dhe qytetarët të Tiranës.

Balliu shkroi në Facebook se Erion Veliaj nuk është armik i një partie politike, ai është armik i qytetarësisë, ai është armik i transparencës, ai është armik i drejtësisë së vërtetë dhe jo i drejtësisë, e cila justifikon këtë edhe kur i kapen të gjithë drejtorët që vjedhin nën urdhërin e tij.

Reagimi i plotë:

Veliaj është armik i qytetarisë,transparencës dhe drejtësisë. Largimi i tij,jetik për Tiranën
Përshëndetje të gjithë ju, që sot ndryshe nga ata që nuk kanë interesin e qytetit e qytetarëve që fshihen pas kësaj dere e poshtë tavolinave të krimit të organizuar të organizatës kriminale 5D, sot ju dhe të gjithë qytetarët e ndershëm mblidhen jo për t’i treguar këtij vemjes, por për t’i treguar çdo njeriu që këtu ka vetëm një kryetar të organizatave kriminale në Tiranë dhe ai është Erion Veliaj.
Erion Veliaj nuk është armik i një partie politike, ai është armik i qytetarësisë, ai është armik i transparencës, ai është armik i drejtësisë së vërtetë dhe jo i drejtësisë, e cila justifikon këtë edhe kur i kapen të gjithë drejtorët që vjedhin nën urdhërin e tij.
Sot a vlen të diskutosh më me Erion Veliajn dhe me mediat e kapura të inceneratorëve, mediat e kapura të 5D, të cilat nuk e bëjnë transparencën e vjedhjeve të Erion Veliajt, sepse kanë krikë se u ikin llogaritë bankare, është ky dhe janë vjedhjet që u bëhen qytetarëve të Tiranës, të cilat mbushin xhepat e këtij, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës kriminale 5D.
Sot më shumë se kurrë, opozita dhe e gjithë Shqipëria do të donte që ne të kishim një drejtësi të vërtetë. Por shikoni, këta as nuk e marrin nën hetim, kryetarin e organizatës kriminale 5D.
Ndërkohë që liderin e opozitës, pasi e hetojnë tre vite nuk gjejnë dot një prove një fakt një shkresë një fjali që të provojnë akuzën që këtë kërkojnë të ngrenë. Sepse nuk ka korrupsion. Kurse tek Erion Veliaj që të gjithë e dinë që është hajdut, SPAK-u i partisë nuk e thërret.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts