Shqiperia

Sulmet e Metës ndaj SPAK/ Burimi: Formë e rëndë, por jo nga përmbajtja e mesazheve. Ndërkombëtarët të reagojnë dhe për korrupsionin në Shqipëri

sulmet e metes ndaj spak burimi forme e rende por jo nga permbajtja e mesazheve nderkombetaret te reagojne dhe per korrupsionin ne shqiperi
sulmet e metes ndaj spak burimi forme e rende por jo nga permbajtja e mesazheve nderkombetaret te reagojne dhe per korrupsionin ne shqiperi

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar sulmet e ish-presidentit Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Burimi theksoi se mënyra sesi veproi Meta është formë e rëndë, por se përmbajtja e mesazheve të tij ishte në rregull. Sipas tij, ndërkombëtarët, siç reagojnë pas deklaratave të Metës, duhet të reagojnë edhe për korrupsionin galopant në Shqipëri.

Burimi: Sulmet e Metës ishin formë e rëndë, por përmbjatja jo. Drejtësia mund të kritikohet. Nuk është normale që ky kryeministër që drejton një vend që kërkon të integrohet në BE, të ketë këtë korrupsion. Drejtësinë nuk mund ta shash kështu, por mund ta kritikosh. Drejtësia në Shqipëri është e kapur. Nuk është normale që qeveria e Shqipërisë nuk ka mekanizma që të ndalë korrupsionin madhor në vend. Ndërkombëtarët reagojnë menjëherë ndaj Metës, por të reagojnë edhe për korrupsionin. Të kritikosh korrupsionin, nuk është ndërhyrje tek drejtësia.

Perëndimorët nuk kanë ndërmend të dobësojnë Edi Ramën, kjo është gjeopolitika. Lideri i Rithemelimit ka thënë se nuk hyn në zgjedhje me Ramën, sepse nuk ka besim tek ai, pra do qeveri teknike. Është humbje besimi tek Rama, që çfarë do lloj gjëje të bësh, ai gjen mënyrën si të vjedhje zgjedhjet. Ose është kjo zgjidhje ose duhet të vijnë në Shqipëri me mijëra vëzhgues të huaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts