Sport

Xhaka: Roma skuadër Championsi, por në finale shkojmë ne

xhaka roma skuader championsi por ne finale shkojme ne
xhaka roma skuader championsi por ne finale shkojme ne

Roma është që tani në mendjen e Granit Xhakës, një nga ata lojtarë që vitin e kaluar nuk ishte në dy duelet gjysmëfinale të Europa League. Pasi luante tek Arsenali.

Shqiptari firmosi gjatë verës me Bayer Leverkusenin, ku dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të skuadrës që sapo është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori.

“Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit“, u shpreh mesfushori, “truri” i skuadrës së Xabi Alonsos.

Eliminimi i verdhekuqve italianë do të ishte një tjetër arritje e bujshme e një sezoni historik. Në të cilin Bayeri fitoi për herë të parë Bundesligën.

“Aspirinat” nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë West Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira.

Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Në Europë duhet kaluar pengesa Roma. Takimin i parë, në “Olimpico” (2 maj). Sfida e kthimit, pas një jave në Gjermani (9 maj).

Ndërkohë që data 25 maj sjell finalen e Kupës së Gjermanisë, me djemtë e Xabi Alonsos që do të përballen me Kaiserslauternin e divizionit të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts