Shqiperia

Aksident i tmerrshëm në Australi/ Makina përplaset me pemën, humbin jetën 3 vëllezër, njëri 9 vjeç

aksident i tmerrshem ne australi makina perplaset me pemen humbin jeten 3 vellezer njeri 9 vjec
aksident i tmerrshem ne australi makina perplaset me pemen humbin jeten 3 vellezer njeri 9 vjec

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Australinë Perëndimore, ku tre vëllezër dhe një mik i tyre mbetën viktima.

Vëllezërit të moshave 21,19 dhe 9 vjeç vdiqën në vendngjarje në Clackline mëngjesin e kësaj të premteje.

Policia tha se aksidenti ishte i rëndë dhe kishte krijuar një skenë tronditëse.

21-vjeçari ishte shofer në “Nissan Navara”, kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Vëllezërit e tij ishin në sediljet e pasme të makinës. Edhe ata nuk mbijetuan nga përplasja e fortë.

Ndërsa, miku i familjes që humbi jetën po ashtu në aksident, udhëtonte në sediljen e automjetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts