Sport

Brighton dorëzohet pa kushte, City triumfon me “poker”, por Guardiola nuk feston: Janë dhe 5 finale

brighton dorezohet pa kushte city triumfon me poker por guardiola nuk feston jane dhe 5 finale

Man.City dominon dhe thyen me “poker” golash Brighton, një sukses i rëndësishëm në transfertë që afron “qytetarët” me titullin në Premier League. Pavarësisht se me një ndeshje më pak, City e sheh veten në vendin e dytë, një pikë larg Arsenalit kryesues. Jashtë Champions League, Pep Guardioala dhe të besuarit e tij kanë kthyer vështrimin nga Premier League, shansi ideal për mbrojtur titullin kampion. Në letër, ndaj Brighton parashikohet një sfidë e vështirë, por “qytetarët” e zgjidhen shumë lehtë, që në pjesën e parë.

Man City
Man City

Kevin De Bruyne realizoi një gol fantastik me kokë, një gol “alla” Van Persi, duke kaluar City në avantazh që në minutën e 17-të, ndërsa më pas stafetën e mori Foden, me talentin britanik që realizoi një “dopietë” golash. Në minutën e 26-të dyshoi shifrat, ndërsa në të 34-tën dërgoi rezultatin në 0-3. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 62-të Alvarez kompletoi “pokerin” e golave. Shijon këtë tre pikësh Pep Guardiola, por nuk feston, i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar:

Fill
 

“Do kthehemi në 2 të natës në shtëpi, më pas, pas dy ditësh do të luajmë me Nottingham. E dimë se çfarë na pret, jemi përballur edhe në të kaluarën me një situatë të tillë, duhet të luftojmë për të qenë kampion. Është e vështirë të kapësh Arsenal, për diferencë golash, por objektivi unë është të fitojmë ndeshjet. Kemi dhe 5 ndeshje, janë shumë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, mund të ndodhin shumë gjëra. Shihni se çfarë i ndodhi Liverpool-it me Crystal Palace dhe Everton, mund të na ndodhë edhe neve, por mund t’i ndodhë edhe Arsenalit. Pra, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të jemi të lumtur për këtë fitore dhe të shohim përpara”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts