Shqiperia

EMRI/ Zbardhen katër vjedhje në Lezhë, arrestohet 47-vjeçari, hynte në banesa dhe…

emri zbardhen kater vjedhje ne lezhe arrestohet 47 vjecari hynte ne banesa dhe
emri zbardhen kater vjedhje ne lezhe arrestohet 47 vjecari hynte ne banesa dhe

Lezhë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Zbardhen 4 vjedhje të kryera më parë.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts