Shqiperia

“Filmat e vjetër janë…”/ Kryemadhi i përgjigjet Metës: Protagonizëm bosh! Shfokusimi nga inceneratorët, shërbim ndaj Ramës e Veliajt

filmat e vjeter jane kryemadhi i pergjigjet metes protagonizem bosh shfokusimi nga inceneratoret sherbim ndaj rames e veliajt

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PL-së, Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Kryemadhi theksoi se shfokusimi nga çështja e inceneratorëve dhe protagonizmi bosh janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre.

REAGIMI I KRYEMADHIT

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts