Sport

“Ka krenari dhe gëzim”, Gjimshiti flet si lider, Klopp: Ishte ndeshja e fundit…

ka krenari dhe gezim gjimshiti flet si lider klopp ishte ndeshja e fundit
ka krenari dhe gezim gjimshiti flet si lider klopp ishte ndeshja e fundit

Ashtu si në sfidën e parë, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje në nivel të lartë përballë Liverpool, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5: “Në pjesën e parë ishte disi rrëmujshëm, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, por më pas shpik një shpëtim ndaj Diaz që vlen praktikisht sa një gol. Në pjesën e dytë rritet”, shkruajnë mediat për Gjimshitin. Kapiteni kuqezi shijon këtë kualifikim përballë Liverpool:

“Ka krenari dhe gëzim. Tifozët na shtynë gjatë gjithë javës, u pa qartë edhe në stadium. Goli i Salah pas 7 minutash lojë? Ishte thjesht një rast i pafat. Në 20 minutat e para vuajtëm shpejtësinë e lojtarëve të Liverpool, por më pas morëm masat. Ky rezultat duhet të na jap një shtysë për ndeshjet e ardhshme, duhet të jemi krenar dhe të japim gjithçka në të gjithë frontet”, u shpreh kapiteni kuqezi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

I lumtur për këtë kualifikim u shfaq edhe Gasperini: “Eliminuam një skuadër të madhe, një ekip që drejtohet nga një trajner i madh. Vendosëm zemrën në fushë, na mbështeti shumë edhe publiku. Pas golit të Salah mendova se kjo do të ishte një mbrëmje që do të shkonte keq, por që nga ai moment ndërtuam një ndeshje të madhe. Unë nuk kam fituar ndonjë trofe, por kjo fitore është si një medalje”, theksoi Gasperini në konferencë për shtyp.

Nuk e bën dramë një eliminim të tillë Jurgen Klopp, i vetëdijshëm se ndeshjen e humbën që në sfidën e parë: “Atalanta e meritoi të kalonte më tej. Kur fiton 3-1 pas dy ndeshjeve do të thotë që e meritojnë. Ishte e vështirë të përmbysim rezultatin pas humbjes së parë. Kjo ishte ndeshja ime e fundit evropiane me Liverpool, tani do të mendojmë për Premier League, ku janë tre skuadra në garë për titullin kampion”, u shpreh ndër të tjera Jurgen Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts