Shqiperia

Kërcënoi një shtetas për t’i marrë pasurinë, përfundon në pranga 38-vjeçari në Tiranë

kercenoi nje shtetas per ti marre pasurine perfundon ne pranga 38 vjecari ne tirane
kercenoi nje shtetas per ti marre pasurine perfundon ne pranga 38 vjecari ne tirane

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapi shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u kap shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts