Shqiperia

Merr milionat nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë/ Spitali i Traumës kampion për tenderat me “flamur të kuq”. Ekspertët: Fondet nuk shkojnë për qytetarët

merr milionat nga ministria e mbrojtjes dhe e shendetesise spitali i traumes kampion per tenderat me flamur te kuq ekspertet fondet nuk shkojne per qytetaret
merr milionat nga ministria e mbrojtjes dhe e shendetesise spitali i traumes kampion per tenderat me flamur te kuq ekspertet fondet nuk shkojne per qytetaret

Emisioni investigativ Vetting në News24

Problemi me barnat
Ndër hapat e para të qeverisë shqiptare në sektorin e Shëndetësisë ishte ndërhyrja për zgjerimin dhe rinovimin e Spitalit Universitar të Traumës, duke i dhënë statusin e spitalit civil.

Por sa ka ndryshuar ky realitet që nga rinovimi? Së pari, vetë pacientët ankohen se ilaçet i blejnë vetë, po ashtu edhe analizat i bëjnë në klinika private:

“Në farmaci i marr unë… Jo unë kam bërë analizat e burrit tek privati…pres të dalin analizat… tek privati se një pjesë i bën shteti sepse shteti thotë.

Nuk i bëjnë tek spitali, doktoresha më jep letrën, bëj ku të duash!”

Zonja është një ndër 700 mijë pensionistët shqiptarë, e cila pohon se me pensionin e ulët duhet të përballojë faturat e larta nga spitalet private. Përveç pagesave që duhet të bëjë për barnat që duhet t’i marrë në spital, kjo shtresë vulnerabël ka edhe një problem tjetër me barnat e rimbursueshme.

“Vetting” ka verifikuar listën e këtyre medikamenteve dhe ka zbuluar se është ulur numri i ilaçeve të rimbursueshme. Sipas ekspertëve, problemi nuk qëndron vetëm te buxheti aktual, por më shumë te fakti se ku shkojnë fondet e akorduara për Shëndetësinë.

Në të kaluarën, fondi, le të themi fondi i rimbursimeve të ilaçeve ishte 2.1%, aktualisht është 1.6%. Nga viti në vit, në 10 vitet e fundit është reduktuar fondi për rimbursimin e ilaçeve. Po ashtu n.q.s në nivel ndërkombëtar janë shtuar 168 ilaçe të reja, vetëm 8 janë futur si të rimbursueshme në Shqipëri.

D.m.th që tregon se këto para në njëfarë mënyrë nuk shpenzohen apo nuk shkojnë në xhepat e qytetarëve në mënyrë direkte apo nuk mbështesin në mënyrë direkte qytetarët”, shprehet Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Deklaratat e ekspertëve për përkeqësim të shërbimeve konfirmohen edhe nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Spitalin e Traumës, të cilat janë kopjet e njëra-tjetrës, ku nga viti në vit kemi patur një përkeqësim të situatës.

Madje, problemi i barnave nuk vjen vetëm prej fondeve të ulëta, por edhe prej keqadministrimit të Spitalit. Për periudhën 2021-2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ngarkon me përgjegjësi direkte drejtoreshën aktuale, Edlira Bode.

“Drejtori i Spitalit te SUT, në raste të pa mundësisë për të magazinuar barna apo materiale mjekimi në farmacinë qendrore duhet ti vendos ato në ambiente te sigurta dhe me kushte te mira te ruajtjes dhe në asnjë rast ne magazinën e mallrave e cila është e pa përshtatshme për ruajtjen e këtyre barnave apo materiale mjekimi”, thuhet në raportin e KLSH.

Por sinjalet për keqadministrimin e këtij spitali datojnë më herët në kohë, me drejtues të ndryshëm, por me të njëjtat gabime. Në dallim nga spitalet e tjera, Spitali i Traumës përveçse merr fonde nga Ministria e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, financohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Në raportin e mëparshëm të KLSH vërehet se një pjesë e mirë e buxhetit të këtij spitali, rreth 80%, vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Ministria e Shëndetësisë.

Në raporte vërehen probleme me mënyrën e administrimit të institucionit, me zbatimin e tenderave. Por auditimet nga institucionet publike nuk janë të vetmet, sepse edhe Open Data Albania ka listuar një numër të lartë tenderash me flamur të kuq. Sipas kësaj të fundit, me red flag shënohen tenderat që kanë indicie për korrupsion ose favorizim fituesi nga organizatorët.

“Qytetarët shqiptarë u detyruan që t’i blenin ilaçet e Covid me lekë nga xhepi, duke u vetfinancuar, problematika e Shqipërisë është pikërisht kjo, që, nuk ka një mbështetje të mirëfilltë të sigurisë shëndetësore, është ndoshta dhe një ndër arsye që shqiptarët ikin. Po të shikojmë ndër rënditjes të arsyes që “Pse shqiptarët vendosin që të ikin nga Shqipëria” është edhe kjo që, shqiptarët ikin se ka mungesë të sigurisë shëndetësore”, thotë eksperti Klodian Muço.

Por problemi me ndjekjen e procedurave është i përhershëm dhe mungesat me barnat nuk janë vetëm problem administrimi, por mungesa e një plani afatgjatë.

“Protokolle në Shqipëri në shumicën dërrmuese të rasteve nuk ka. Nuk ka një qendrim zyrtar të tonin që neve këtë protokoll, kemi edhe këtë protokoll ne do ta zbatojmë dhe nëse do ketë mungesa këtu, Drejtori, shefi, ministri, kush doni ju ka përgjegjësitë e veta. Kjo nuk ndodh pikërisht për këtë arsye dhe kjo është baza e problemit kur mungojnë këto ilaçe, sepse nuk është ky protokoll zyrtar”, thekson mjeku Ilir Alimehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts