Shqiperia

“Nuk e shoh lidhjen e Agaçit me marrëveshjen me Italinë”, Rama në emisionin e La Repubblica: Sulmoni kryeministren tuaj, por pse përfshihet Shqipëria?

nuk e shoh lidhjen e agacit me marreveshjen me italine rama ne emisionin e la repubblica sulmoni kryeministren tuaj por pse perfshihet shqiperia
nuk e shoh lidhjen e agacit me marreveshjen me italine rama ne emisionin e la repubblica sulmoni kryeministren tuaj por pse perfshihet shqiperia

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Metropolis, emisionin e gazetës italiane La Repubblica për të folur në lidhje me investigimin e RAI3 për Shqipërinë si edhe reagimin e tij publik pas këtij të fundit.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk sheh një lidhje mes Engjëll Agaçit dhe marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për emigrantët e paligjshëm, duke theksuar se ai është një figurë institucionale që ka udhëhequr ekipin shqiptar drejt paktit.

Ai vijoi më tej duke thënë se media italiane e cila ka përmendur Agaçin ka kërkuar të sulmojë kryeministren italiane Giorgia Meloni, por u shpreh se nuk e kupton pse duhet të futet Shqipëria dhe një avokat shqiptar.

“E para nuk shoh aktivitetin dhe lidhjen politike të një avokati penal shqiptar. Ky person në 2013 e la Italinë dhe erdhi në Shqipëri.

Nuk shoh lidhjen mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshjeje. Pse duhet të bënte hap pas? Ndërkohë që është një figurë institucionale që ka udhëhequr ekipin tonë drejt kësaj marrëveshje. Nuk më duket se gabohen nëse them që edhe ai edhe avokati që është trajtuar si kriminel, e nuk i dhanë as të drejtë për të kundërshtuar, trajtohet dhe baltoset si të ishte një kriminel. Vetëm për një arsye. Për të sulmuar kryeministren tuaj dhe kjo është në të drejtën tuaj, po ç’hyn avokati shqiptar dhe Shqipëria në këtë mes.

Ai nuk është as një njëri i fshehur as i penduar. Është një figurë institucionale dhe në dispozicion. Publikut i janë vënë përpara gjëra që unë as nuk i kam thënë kurrë. Unë nuk e di nëse Meloni mendon për zgjedhjet me këtë marrëveshje, por edhe nëse e bën nuk është krim. Ndërsa ai më ka vënë në gojë sikur unë kam thënë që Meloni e do këtë marrëveshje për të fituar zgjedhjet” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts