Shqiperia Sport

“Nuk kam frikë askënd”, nga Lecce tek Evropiani, Ramadani vendos objektiva

nuk kam frike askend nga lecce tek evropiani ramadani vendos objektiva
nuk kam frike askend nga lecce tek evropiani ramadani vendos objektiva

Ylber Ramadani është kthyer në formën e tij më të mirë, kjo reflektohet edhe te Lecce, me ekipin e tij që doli me tre pikë nga sfida e fundit kundër Empolit. Kjo fundjave e Serie A mund të sjell një tjetër debi mes shqiptarësh në një kohë kur Lecce luan në transfertë përballë Sassuolos. Në konferencë për shtyp, Ramadani foli si lider duke theksuar se kjo është një sfidë e rëndësishme për ekipin e tij:

“Në çdo ndeshje ne përpiqemi të mbajmë portën të paprekur, të mos pësojmë gol. Çdo ndeshje futemi në fushë me këtë mentalitet. Nuk e kemi siguruar ende mbijetesën, na mungojnë disa pikë. Kemi fituar një ndeshje direkte, por matematika nuk na lejon të qëndrojmë të qetë, duhet të luftojmë në çdo ndeshje”, theksoi Ramadani duke u ndal më pas te forma e tij:

“Kur futem në fushë kam shumë besim, nuk kam frikë nga askush. Dua vetëm të bëj mirë dhe të fitoj. Fillimisht dua të siguroj mbijetesën me Lecce, me pas të bej mirë në Evropian”, u shpreh ndër të tjera Ylber Ramadani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts