Shqiperia

I dehur në timon aksidentoi për vdekje të renë në Prrenjas dhe familjen e saj, ‘arrest me burg’ për shoferin

i dehur ne timon aksidentoi per vdekje te rene ne prrenjas dhe familjen e saj arrest me burg per shoferin
i dehur ne timon aksidentoi per vdekje te rene ne prrenjas dhe familjen e saj arrest me burg per shoferin

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Jetmir Dacit, i cili akuzohet se përplasi me makinë për vdekje Eneida Pishkashin dhe plagosi familjen e saj. Ai rezultoi i dehur në timon teksa u përfshi në një aksident në Prrenjas.

24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma.

Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.

[embedded content]

Si ndodhi aksidenti tragjik?
Mesdita e 9 prillit do të rezultonte tragjike për një familje 6 anëtarëshe në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pas 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja. Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 familjarë të tjerë të saj.

[embedded content]

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts