Sport

Realizoi golin e 3 në Turqi, Muçi shpallet lojtari i ndeshjes, notë e “çmendur” nga SofaScore (VIDEO)

realizoi golin e 3 ne turqi muci shpallet lojtari i ndeshjes note e cmendur nga sofascore video

3 gola në Turqi, janë shumë pak për një talent si Ernest Muçi, por sulmuesi kuqezi vijon të dhurojë paraqitje fantastike, si në sfidën e fundit kundër Ankaragucu. 23-vjeçari kuqezi ishte protagonist absolut në këtë takim, ku fillimisht realizoi një gol me shumë klas në minutën e 18-të duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, Beshiktash. Një gjuajte nga jashtë zone që u pre në rrjetë.

[embedded content]

Jo vetëm goli i shënuar, Muçi ishte një rrezik konstant duke iu afruar golit të dytë personal në të paktën edhe dy raste të tjera të pastra. Në fund, Beshiktash doli me tre pikë pas fitores 2-0 duke mbajtur të ndezur objektivin për të siguruar një vend në Europa League. Në përfundim të këtij takimi, Muçi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa sipas SofaScore, u vlerësua me notën 8,4:

Muci
Muci

“U përpoqa të përfitoja nga hapësirat. Por ne luajtëm mirë si ekip. Duhet të mbajmë këtë standard. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit. Tifozët kanë treguar një mbështetje të madhe për mua që nga dita e parë. U jam falënderues. Po punojmë për të dhënë më shumë. Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe t’i bëjmë ata dhe veten tonë të lumtur në ndeshjet e mbetura”, u shpreh Ernest Muçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts