Shqiperia

“Duhet të nisim punën për zgjedhjet e 2025”, Agron Duka në Asamblenë Zgjedhore të PAA: Zyrtarë të lartë të qeverisë janë kthyer në biznesmenë

duhet te nisim punen per zgjedhjet e 2025 agron duka ne asamblene zgjedhore te paa zyrtare te larte te qeverise jane kthyer ne biznesmene
duhet te nisim punen per zgjedhjet e 2025 agron duka ne asamblene zgjedhore te paa zyrtare te larte te qeverise jane kthyer ne biznesmene

Partia Agrare Ambientaliste po mban Asamblenë Zgjedhore.

Kryetari i PAA, Agron Duka, në fjalën e tij tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ku korrupsioni është kthyer në rrezik për shoqërinë dhe ekonominë.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve të kaluar ishin zhgënjyese, ku kishte bashki që kjo parti nuk ka marrë asnjë këshilltar.

Duka shtoi se duhet të nisë puna për zgjedhjet e 2025, ndërsa shtoi se kjo duhet bërë duke shkuar tek populli dhe duke dëgjuar problemet e hallet e tyre.

“Në Tiranë e Shkodër kishim rezultate zhgënjyese ku nuk morëm asnjë këshilltar.
Puna duhet të nisë që tani për rezultate të mira.
Shqipëria në një situatë të keqe, korrupsioni është rrezik për shoqërinë dhe ekonominë. Zyrtarë të lartë janë kthyer në biznesmenë duke u përfshirë në tendera, duke e kthyer ekonominë në monopol shpesh në partneritet edhe me krimin.
U rrit kontrolli mbi median dhe presioni mbi opozitën. Opozita humbi 3 vite duke u përccarë e duke luftuar mes vetes, kjo i dha qeverisë më shuëm hapësirë të zgjerojë pushtetine saj dhe të rrisë dozën e abuzimit.
”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts