Kosova

Flamujt në gjysmështizë! Vrasja e dy grave në pak ditë, sot ditë zie në Kosovë

flamujt ne gjysmeshtize vrasja e dy grave ne pak dite sot dite zie ne kosove
flamujt ne gjysmeshtize vrasja e dy grave ne pak dite sot dite zie ne kosove

Sot është ditë zie në Kosovë! Në shenjë nderimi për dy gratë që u vranë brenda pak ditësh nga bashkëshortët e tyre, qeveria e Kosovës, vendosi që të shpallë sot ditë zie. Presidentja Vjosa Osmani njoftoi dje për vendimin, ku flamuri i Kosovës do të jetë në gjysmështizë.

Në postimin në Facebook, Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Dje në Pejë, Edmond Lajçi dyshohet se ka vrarë gruan e tij, teksa para disa ditësh Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts