Bota Lifestyle

Mbi 200 kafshë ekzotike shkrumbohen nga zjarri në kopshtin zoologjik të Krimesë

mbi 200 kafshe ekzotike shkrumbohen nga zjarri ne kopshtin zoologjik te krimese
mbi 200 kafshe ekzotike shkrumbohen nga zjarri ne kopshtin zoologjik te krimese

Më shumë se 200 kafshë ekzotike kanë ngordhur në një zjarr në një kopsht zoologjik të Krimesë, raportuan mediat në gadishullin e pushtuar nga Rusia.

”Arsyeja kryesore e tragjedisë qëndron në zbulimin e vonshëm të zjarrit”, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës për faqen e lajmeve RBK.

Kur mbërritën zjarrfikësit, ndërtesa pesëkatëshe, 6 000 metra katrorë që strehon kopshtin zoologjik ishte në flakë, me flakët e ndezura nga çatia prej druri e ndërtesës dhe kashta e shtrirë në ambientet e kafshëve.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një qark i shkurtër elektrik.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin një grua nga ndërtesa që digjej, së bashku me dy arinj.

Kafshët e tjera, duke përfshirë krokodilët, kameleonët, gjarpërinjtë e mëdhenj, breshkat, kapibarat dhe majmunët kapuçin, u shkrumbuan nga zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts