Bota

Mori parfumin nga Duty Free në aeroport dhe iku pa paguar, telashe për deputetin italian, ish-ministër i Drejtësisë

mori parfumin nga duty free ne aeroport dhe iku pa paguar telashe per deputetin italian ish minister i drejtesise
mori parfumin nga duty free ne aeroport dhe iku pa paguar telashe per deputetin italian ish minister i drejtesise

Një hetim prokurorial Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte parfum në një dyqan në aeroportin e Romës.

Fascino, një zyrtar italian i qendrës së majtë, u përgjigj se ndërsa ishte në dyqanin e aeroportit, i ra telefonit celular dhe e vendosi parfumin në xhep, duke dashur ta paguante më vonë. Sipas shtypit, zyrtarët e Duty Free pretendojnë se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë deputetin duke u larguar pa paguar.

Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim, pas dialogut të tij me një sigurim. Megjithatë, analistët mendojnë se e gjithë çështja mund të pushohet pa dënuar deputetin italian edhe nëse ai shpallet fajtor, sepse ai nuk ka kryer asnjëherë krim dhe nuk është shkelje e rëndë e ligjit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts