Sport

NBA/ Nis faza play-in, Lakers kualifikohen në çerekfinale të play-off-it, eliminohen Warriors

nba nis faza play in lakers kualifikohen ne cerekfinale te play off it eliminohen warriors
nba nis faza play in lakers kualifikohen ne cerekfinale te play off it eliminohen warriors

Janë luajtur dy ndeshjet e para të fazës play in, të dyja në Konferencën e Perëndimit. Ekipi i Lejkërs fitoi 110-106 ndaj Nju Orlins jashtë fushe, duke u kualifikuar në fazën play off.

Miqtë përsëritën rezultatin e pak ditë më parë, ku sërish patën fituar. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore. Të gjithë titullarët e Lejkërs realizuan mbi 13 pikë, ku u dallua LeBron Xhejms me 23 pikë, Rasëll me 21 e Dejvis me 20 pikë. Në çerekfinale, Lejkërs do të luajnë ndaj kampionëve në fuqi të Denverit.

Në ndeshjen tjetër, Sakramento mundi 118-94 Golden Stejt, duke eliminuar këta të fundit. Sfidë e komanduar nga Kings, ku u dallua Kigan Mërrej me 32 pikë, ndërsa 22 piëkt e Kërrit mbetën për statistikë. Sakramento dhe Nju Orlians do të luajnë ndeshje shtesë për të përcaktuar ekipin e tetë çerekfinalist në Perëndim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts