Sport

Partizani vë veten në siklet, luan fatet e sezonit në dy derbe të zjarrta

partizani ve veten ne siklet luan fatet e sezonit ne dy derbe te zjarrta
partizani ve veten ne siklet luan fatet e sezonit ne dy derbe te zjarrta

Në fillim të sezonit, sidomos në periudhën kur Partizani po fitonte ndeshjet radhazi dhe kishte një ecuri thuajse perfekte, as që do të na shkonte në mendje se ekipi i kuq nuk do ta kishte siguruar “Final 4” dhe do të diskutonte me Dinamon vendin e tretë të renditjes.

Por po, kështu do të ndodhë. Në dy ndeshjet e ardhshme, që përkojnë me dy derbe të zjarrta, Partizani do të luajë sezonin. Të shtunën në 18:00, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi, zhvillon një duel direkt kundër Dinamos, që përcakton shumë mbi objektivat e ekipeve deri në fund. Stadiumi i kësaj sfide pritet të vendoset në ditët në vijim. Në rast fitoreje, Partizani do të blindonte vendin e tretë dhe do të vijonte “gjuetinë” për të dytin. Ndërsa në rast humbjeje, të kuqtë do të luanin në ndeshjet e radhës për të mos diskutuar pjesëmarrjen në “Final 4”. Në këtë sezon nuk kanë zbritur asnjëherë më poshtë se vendi i tretë. Barazimi s’i vlen asnjërës. Ndeshje po aq vendimtare është edhe ajo e 28 prillit kundër Tiranës, një betejë milionësh, historie dhe prestigji.

Ky derbi pritet të jetë më i zjarrti për faktin se asnjëra prej ekipeve nuk ka hipotekuar asgjë sa i përket “Final 4”. Ndeshja pasardhëse është me “macen e zezë”, Skënderbeun, teksa dy të fundit duken beteja të lehta në letër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts