Shqiperia

“Xibraka”/ Bardhi pas mbledhjes së Rithemelimit: Nesër duhet të ishte debat me mocion, por…

xibraka bardhi pas mbledhjes se rithemelimit neser duhet te ishte debat me mocion por
xibraka bardhi pas mbledhjes se rithemelimit neser duhet te ishte debat me mocion por

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, deklaroi se nesër në Kuvend duhet të kishte debat me mocion.

Bardhi thekson se deputetët në parlament po bëjnë avokatin e Olsi Ramës. Sipas tij, mazhoranca nuk po respekton institucionet që qëndrojnë mbi palët politike, duke shkallmuar demokracinë.

“Nesër duhet të ishte mocion me debat në parlament. Deputetët po bëjnë avokatinë e Olsi Ramës. Edhe pse kemi kallëzuar Olsi Ramën prej 1 muaji, nuk kemi përgjigje se çfarë bënte vëllai i kryeministrit në një makinë me autorët?

Grupi parlamentar i mazhorancës beson se Kuvendi është mbi gjithçka. Janë rrëzuar institucione të rëndësishme për demokracinë”, u shpreh Bardhi.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts