Shqiperia

Arrestimi i të akuzuarit për vrasje dhe njërit për drogë, Balla: Fund pandëshkueshmërisë

arrestimi i te akuzuarit per vrasje dhe njerit per droge balla fund pandeshkueshmerise
arrestimi i te akuzuarit per vrasje dhe njerit per droge balla fund pandeshkueshmerise

Pas arrestimit të të shumëkërkuarit për vrasje, Vladimir Kola dhe një tjetër personi në kërkim, ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit thekson se do t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

REAGIMI I BALLËS
🇦🇱 GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!

Po punojmë çdo ditë me INTERPOL🌎 për gjetjen e personave në kërkim policor dhe nga institucionet e drejtësisë. Përgëzime Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe homologëve të Gjermanisë dhe Italisë, për kapjen në Shqipëri dhe në Gjermani të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia dhe Shqipëria, njëri i dyshuar si autor i një ngjarjeje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, në tetor 2022 dhe tjetri për trafikim ndërkombëtar narkotikësh.

Përgëzime edhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit📍Shkodër, për vendosmërinë dhe vigjilencën e shtuar në goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts