Shqiperia

“Do të kandidoj për president të partisë!”, Ilir Meta zbulon strukturën e PL pas Konventës së 27 prillit, ja pozicioni që do të mbajë Erisa Xhixho

do te kandidoj per president te partise ilir meta zbulon strukturen e pl pas konventes se 27 prillit ja pozicioni qe do te mbaje erisa
do te kandidoj per president te partise ilir meta zbulon strukturen e pl pas konventes se 27 prillit ja pozicioni qe do te mbaje erisa

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.

Ai tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë. vetë.

Ndërkohë ai zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho.

Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

“Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri.

Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.

Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit.

PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike.
Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj.

Do të ketë vetëm një zv president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts