Bota

“S’po pushtojmë Europën”, kërcënon Putin: Do të godasim F16-të e përdorura nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s

spo pushtojme europen kercenon putin do te godasim f16 te e perdorura nga ukraina edhe ne aeroportet e nato s
spo pushtojme europen kercenon putin do te godasim f16 te e perdorura nga ukraina edhe ne aeroportet e nato s

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka quajtur “të pakuptimta” akuzat se Rusia po planifikon të pushtojë Evropën. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Tass.

“Sa i përket akuzës se ne po planifikojmë të pushtojmë Evropën pas Ukrainës, ky është absurditet i plotë që synon vetëm të frikësojë popullsinë që të paguajë më shumë para”, tha Putin në një takim me pilotët e Forcave Ajrore Ruse në rajonin perëndimor Tver. Kjo narrativë zhvillohet “në një kontekst krize ekonomike dhe standarde të përkeqësuara të jetesës. Ata duhet të justifikohen, kështu që po frikësojnë popullsinë e tyre me një kërcënim të mundshëm rus, ndërsa përpiqen të zgjerojnë diktaturën e tyre në të gjithë botën”.

Presidenti rus më pas paralajmëroi se Rusia do të marrë parasysh faktin se F-16 mund të mbajnë armë bërthamore. “Nëse ato përdoren nga aeroportet e vendeve të treta, do të jenë një objektiv legjitim për ne: pavarësisht se ku janë ata. Ne duhet ta marrim parasysh këtë kur planifikojmë operacione luftarake”, tha Putin. Cari më pas siguroi se furnizimi i mundshëm i Ukrainës me F-16 “nuk do të ndryshojë situatën në fushën e betejës”, pasi Rusia “do t’i shkatërrojë ata siç po bën tashmë me tanket perëndimore dhe armët e tjera”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts