Bota

Pamje që prekin zemrat/ Bombardohet kampi i refugjatëve në Gaza, 13 të vdekur, mes tyre 7 fëmijë

pamje qe prekin zemrat bombardohet kampi i refugjateve ne gaza 13 te vdekur mes tyre 7 femije
pamje qe prekin zemrat bombardohet kampi i refugjateve ne gaza 13 te vdekur mes tyre 7 femije

Të paktën 13 persona, duke përfshirë shtatë fëmijë, u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën të martën pasi forcat izraelite bombarduan kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gazën Qendrore. Sipas dëshmitarëve okularë, numri i viktimave mund të rritet, ndërkohë që flitet për qindra refugjatë palestinezë, të cilët vraponin në të gjitha drejtimet për të shpëtuar veten.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra njerëz që vrapojnë në panik, disa me viktima, ndërsa pamjet e marra brenda spitalit tregojnë disa fëmijë të plagosur.

Sulmi, sipas një raportimi të CNN, ndodhi pak para orës 16:00 në tregun e kampit dhe ndërsa fëmijët, siç raportohet zakonisht, po luanin në ambiente të jashtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts