Lifestyle

Diletta Leota shkon në punë me… të brendshme të ekspozuara

diletta leota shkon ne pune me te brendshme te ekspozuara
diletta leota shkon ne pune me te brendshme te ekspozuara

Diletta Leota ka bërë një paraqitje provokuese në punën e saj. Gazetarja sportive e cila u bë e njohur për pamjen e saj mbresëlënëse, madje është kujdesur të bëjë foto me look-un e saj për t’ia treguar publikut të saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj me miqtë e saj online.

Këtë herë ajo ka publikuar një sërë fotografish në llogarinë personale në Instagram, me pamjen që ka shfaqur në zyrën e saj.

Siç shihet në foto, Diletta Leota shihet e veshur me një palë xhinse me bel të ulët që i ekspozojnë të brendshmet.

Për më tepër, bukuroshja ka zgjedhur një pulovër ngjyrë rozë, plot luleshtrydhe. Ajo ka komentuar postimin e saj: “Sot 🍓”.

Pak kohë më parë, gazetarja seksi ka realizuar në profilin e saj në Instagram, një sërë fotosh që tregojnë sesi kalon kohën me vajzën që pati me portierin gjerman Loris Karius.

Në foto, nënë e bijë ndodhen në një zonë me një pishinë të brendshme dhe Leota pozon me rroba banjoje, duke përqafuar vajzën e saj disa muajshe.

Në një prej fotove, Leota zbulon para 9 milionë ndjekësve të saj një tatuazh të vogël që ka pranë zonës së bikinit që duket si një yll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts