Shqiperia

Kris arma në Memaliaj, qëllohet makina e një avokati, shkak konflikte për pronën

kris arma ne memaliaj qellohet makina e nje avokati shkak konflikte per pronen
kris arma ne memaliaj qellohet makina e nje avokati shkak konflikte per pronen

Një atentat ka ndodhur ditën e djeshme në Memaliaj, ku makina e një avokati është qëlluar me armë zjarri.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se shkak ka qenë një konflikt për pronat.

Vëllai i avokatit të identifikuar me inicialet A.Z ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Mbrëmjen e djeshme makina e avokatit në të cilën ndodhej edhe nipi i tij është qëlluar nga një person, i cili më pas është vetëdorëzuar.

Nuk ka patur pasoja në njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts