Shqiperia

Ngjarja në Memaliaj, policia jep detaje: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona, fshehu armën dhe…

ngjarja ne memaliaj policia jep detaje 41 vjecari qelloi ne ajer per te kanosur dy persona fshehu armen dhe
ngjarja ne memaliaj policia jep detaje 41 vjecari qelloi ne ajer per te kanosur dy persona fshehu armen dhe

Policia ka dhënë detaje në lidhej me ngjarjen në Memaliaj. Blutë njoftojnë se 41-vjeçari ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e dy personave.

Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

41-vjeçari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi:

Mbrëmjen e djeshme, qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur 2 shtetas, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjendet arma e zjarrit (pushkë), të cilën 41-vjeçari e fshehu në një zonë të pyllëzuar, dhe sekuestrohet bashkë me municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts