Sport

Refuzoi 100 mln euro nga Arabia, por Lewandowski-n e dërgojnë në Madrid

refuzoi 100 mln euro nga arabia por lewandowski n e dergojne ne madrid

Pak ditë më parë, në Spanjë qarkulloi një lajm i bujshëm në lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowski-t, ku mediat shkruanin se për sulmuesin polak interesohen klube nga Arabia Saudite. Oferta në tryezën e tij është përtej logjikes, flitet për një shifër që kap 100 milionë euro.

Lewandowski la të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga Evropa, nga futbolli i rëndësishëm, por Barcelona kërkon të lirohet nga sulmuesi, paga e të cilin është progresive pas çdo viti, deri në 2026 ku i përfundon kontrata.

Lewandowski
Lewandowski

Për të shtuar edhe më shumë zërat ka menduar e përditshmja Sport, e cila shton se për Lewandowskin interesohet fuqishëm edhe Atletico Madrid. Nëse ky operacion do të realizohet është një lëvizje e tipit Luis Suarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts