Sport

“Sold Out” për ndeshjen e Serie A në fundjavë, pritet spektakël në tribuna

sold out per ndeshjen e serie a ne fundjave pritet spektakel ne tribuna
sold out per ndeshjen e serie a ne fundjave pritet spektakel ne tribuna

Tani është zyrtare. Stadiumi i Firenzes do të jetë i mbushur plot me tifozë për ndeshjen Fiorentina-Milan. Këtë e konfirmoi edhe vetë klubi violë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nisur edhe një mesazh falënderimi për  rreth 33 mijë tifozë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës në Franchi.

“Pasioni ynë. Fansat kanë bërë diferencën! Falenderojmë nga zemra të gjithë! Forza Viola!” – Shkruhet ndër të tjera në postimin e Fiorentinës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts